Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Fenomeni i ndryshimit të ngjyrës së syve, pse dhe kur ndodh?

Nga A2 CNN
4 Dhjetor 2022, 17:46 | Lifestyle

Përveç rasteve të ndryshimeve spontane si pasojë e sëmundjeve apo faktorëve të tjerë, sytë tanë mund të ndryshojnë ngjyrë në mënyra surprizuese.

Në mënyrë surprizuese, ngjyra e syve tanë është diçka që nuk rri gjithnjë konstante gjatë jetës sonë, por në fakt janë një sërë faktorësh të jashtëm që mund të ndikojnë në ndryshimin e tyre, duke filluar nga dëmtimet, tek infeksionet apo dëmtimet nga dielli.

Por, jo të rralla janë rastet kur këto ndryshime vijnë në mënyrë rastësore, raporton BBC.

Referuar statistikave, ndryshimi i shëndetshëm i ngjyrës së syve ndodh më së shumti gjatë fëmijërisë sonë. Disa studime bëjnë me dije se, këto ndryshime ndodhin zakonisht rreth moshës 6-vjeçare, por që mund të vijojnë deri në adoleshencë apo në rininë e hershme.

Ka disa paralele sa i përket ndryshimeve që shihen ndonjëherë edhe në ngjyrën e flokëve. Kemi parë shumë raste kur disa fëmijë që foshnje apo në vegjëli janë biondë, por që kur rriten atyre iu ndryshon ngjyra, duke iu bërë kafe.

Sipas ekspertëve, pigmenti në flokët tuaj mund të rritet gradualisht me kalimin e kohës, dhe kjo është ndoshta për shkak se qelizat që prodhojnë pigment në të vërtetë po krijojnë numrin e tyre dhe po migrojnë në zonë.

E njëjta gjë mund të ndodhë edhe me sytë. Duhet thënë se, shpeshherë ndryshimet në sy nuk ndikojnë në të gjithë irisin, por vetëm në një pjesë të vogël të tij. Kjo mund të shihet më së shumti te fëmijët me sindromën Down.

A2 CNN Livestream

Dita jonë