Lojëra fati dhe kokainë, goditen dy raste në Malësi të Madhe

Publikuar më: 4/12/2022, ora 09:47
Screenshot 2 4

Lojëra fati dhe kokainë, goditen dy raste në Malësi të Madhe

Publikuar më: 4/12/2022, ora 09:47

Policia e Malësisë së Madhe ka goditur dy raste të vënies në dispozicion të lokaleve, për përdorimin e drogave dhe për ushtrimin e aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit.

Në kuadër të operacionit koduar “Poker 6”, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e  Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme u arrestuan 2 vëllezërit E. P., 27 vjeç dhe G. P., 22 vjeç që kishin përshtatur lokalin, për përdorim droge dhe ushtrim të veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit, në fshatin Vukpalaj të Malësisë së Madhe. 

Po ashtu u shpall në kërkim pronari i një lokali tjetër, në fshatin Bajzë të Malësisë së Madhe, pasi kishte përshtatur lokalin e tij, për organizimin e lojës poker dhe lojës me makineta.

Në fund të operacionit u sekuestrua një sasi lënde narkotike kokainë, 5 makineri elektronike, një tavolinë pokeri dhe sende të tjera të kundërligjshme.  

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.