Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 14%
  • Më i zënë në punë 71%
  • Ndihmon në shtëpi 14%

Tregtonte drogë në dyqanin me materiale ndërtimit, arrestohet 28-vjeçari

Nga A2 CNN
4 Dhjetor 2022, 09:52 | Kronikë
Tregtonte drogë në dyqanin me materiale ndërtimit, arrestohet

Një 28 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Durrësit, nën akuzën e trafikimit dhe të shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Gjatë operacionit të koduar "December" u bë i mundur arrestimi i shtetasit D. D. banues në Krujë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në subjektin në pronësi të këtij shtetasi, me fushë veprimtarie tregtim i materialeve të ndërtimit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1 kilogram lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, në formën e çokollatës.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas e siguronte lëndën narkotike, nëpërmjet automjeteve të transportit publik.  

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani