Akuzohet për fshehje të pasurisë dhe lidhje me krimin e organizuar, SPAK kalon për gjykim dosjen e ish-gjyqtarit

Publikuar më: 5/12/2022, ora 12:30
selimi 1280x720

Akuzohet për fshehje të pasurisë dhe lidhje me krimin e organizuar, SPAK kalon për gjykim dosjen e ish-gjyqtarit

Publikuar më: 5/12/2022, ora 12:30

Kalon për gjykim në Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dosja në ngarkim e ish-gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi. Ai akuzohet nga SPAK për kryerjen e veprës penale “refuzimi për deklarimin, mosdeklarimin, fshehje të pasurisë”.

Selimi u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në bazë të provave për lidhje me elemente të krimit të organizuar në Fier, duke e konsideruar ish-gjyqtarin si të papërshtatshëm për vijimin e ushtrimit të funksionit.

Pas vendimit të KPK, SPAK nisi hetimet dhe sekuestroi pasurinë e  Selimit, trualli me sipërfaqe 432 m2 dhe karburanti 132.25 m2 në shëtitoren e Lungomares në Vlorë.

Gjithashtu, truall sipërfaqe 2400 m2, e përbërë nga bashkim pasurish, në Jonufër të Vlorës, në pronësi të Kujtim Selimit dhe një truall tjetër me sipërfaqe 764 m2 dhe karburant me sipërfaqe 57 m2 në rrugën Transballkanike në Vlorë, në pronësi të të afërmit të tij, Kujtim Selimi.