Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Çfarë është "terapia blu" dhe përfitimet e pabesueshme të saj

Nga A2 CNN
5 Dhjetor 2022, 15:36 | Lifestyle

Kur kanë kaluar 10 vjet nga gjetjet e para se, "hapësirat blu" janë diçka e mrekullueshme për ne, duket se ky koncept sa po vjen e po përforcohet më shumë, duke u parë si një ndihmë më shumë për shëndetin mendor.

Ushtrime të tilla për mirëqenien e mendjes janë duke u bërë gjithmonë e më shumë të praktikueshme në dekadën e fundit, por tendenca është që kjo praktikohet më shumë në shtëpi ose në zyrën e terapeutit, dhe jo në bordin e një anijeje.

Megjithatë ekspertët, raporton BBC, besojnë në një të ashtuquajtur kombinim të aktiviteteve të marinës dhe këshillave të terapeutit, si një mënyrë përfitimi i suportit të shëndetit mendor.

Në kuadër të praktikimit të "shëndetit blu", në Britaninë e Madhe ekziston një shoqëri humanitare, e cila bën të mundur dërgimin e pacientëve në lumenj, liqene apo hapësira detare për një shëndet emocional më të qëndrueshëm, e për këtë kjo shoqëri ka që në vitin 2006 që organizojnë udhëtime të tilla.

Sipas tyre, një terapi e tillë ndihmon në luftën kundër ankthit dhe depresionit, gjë të cilën ia këshillojnë edhe vetë punonjësve të tyre.

Megjithatë në këtë kuadër, ka edhe të tjerë, të cilët mendojnë se më shumë se sa hapësirat blu, janë hapësirat e gjelbra ato që ndihmojnë në këtë drejtim.

A2 CNN Livestream

Dita jonë