Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Inflacioni abuziv, si tregtarët "firojnë" në peshë në kurriz të qytetarëve

Nga A2 CNN
5 Dhjetor 2022, 15:17 | Aktualitet
Inflacioni abuziv, si tregtarët "firojnë" në peshë

Inflacioni është një nga fenomenet më të përhapura në krizën aktuale që po kalon jo vetëm Shqipëria, por edhe e gjithë bota. Në këto kohë, të kuptosh shtrenjtimin e produkteve është aq e thjeshtë sa të lexosh çmimin në etiketë apo tabelat e karburanteve. Por ka dhe një mënyrë që inflacioni vjen i maskuar e shpeshherë abuziv.

Për shembull, nëse i referohemi rafteve të supermarketeve, shpeshherë e kemi mendjen vetëm tek çmimi dhe markat me të cilat jemi mësuar. Por paketimet kanë nisur në masë të firojnë në peshë, shrink-flation në anglisht, që në shqip do të ishte një firo-flacion.

Çdo gjë e ambalazhuar, nga makaronat te bulmeti, nga patatinat te çokollatat, nga vaji te salcat, pesha e tyre po ulet për një numër gjithmonë e më të madh artikujsh, veçanërisht ato që vijnë nga importi.

“Ky reduktim nuk është një risi për tregun shqiptar, ku shishet e qumështit prej kohësh përmbajnë 1.4 litra, ndërsa kosi nga 1 litër ka zbritur në 900 ml.”

Granit Sokolaj

Në këndvështrimin e Granit Sokolaj, që drejton një qendër për mbrojtjen e konsumatorit, kjo praktikë është abuzive, edhe pse ligjërisht e drejtë pasi është shënuar në etiketë.

“Por shembulli më konkret në ndërhyrjet në peshë për të mos prekur çmimin është buka. Mungesa e vëmendjes së autoriteteve ka çuar shpesh në abuzime. Prej nëntorit 2019, Bashkimi Evropian e bën të detyrueshëm në etiketë edhe vendosjen e çmimit për peshë, në mënyrë që konsumatorët të bëjnë një krahasim sa më të drejtë të produkteve. Por nëse me pak kujdes të shtuar, qytetarët mund t’i shpëtojnë inflacionit të maskuar dhe grabitjes me peshën, shumë kompani abuzojnë edhe me cilësinë. Dhe këtu jemi të gjithë të pambrojtur.”

Granit Sokolaj

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani