Kishte përshtatur karrocerinë e mjetit për të transportuar emigrantë, arrestohet 29-vjeçari

Publikuar më: 5/12/2022, ora 09:59
karroceria 1 1280x720

Kishte përshtatur karrocerinë e mjetit për të transportuar emigrantë, arrestohet 29-vjeçari

Publikuar më: 5/12/2022, ora 09:59

Një i ri është arrestuar nga Policia e Korçës, pasi u kap duke transportuar 27 emigrantë drejt vendeve të BE-së. 29-vjeçari u kap nga autoritetet policore në Qafë Plloçë, pasi u ndalua për një kontroll të automjetit tip kamionçinë. Në karrocerinë e kamufluar të këtij automjeti, u gjetën 27 emigrantë, të cilëve ky shtetas u kishte premtuar se kundrejt fitimit, do t’i transportonte në mënyrë të kundërligjshme, drejt shteteve të BE-së.

Në operacionin policor “Midnight 3” ra në pranga shtetasi me iniciale G. D., banues në Durrës.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.