Ministria e Shëndetësisë, thirrje qytetarëve: Mos neglizhoni vaksinimin kundër gripit dhe Covid-19

Nga A2 CNN
5 Dhjetor 2022, 17:24 | Aktualitet
Ministria e Shëndetësisë, thirrje qytetarëve: Mos neglizhoni

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 75 testime nga të cilat 5 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me Covid-19. Ndërkohë, Ministria i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 1 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 78 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 5 qytetarë, në Bashkitë:

2 në Delvinë, nga 1 qytetarë në Mallakastër, Tepelenë, Poliçan. Janë 151 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 1 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 9 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,554 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 5 Dhjetor 2022)

Raste të reja ditore                5

Të shëruar në 24 orë             9

Të shtruar në spitale             1

Humbje jete në 24 orë           0

Testime ditore                       78

Testime totale                   2,010,684

Raste pozitive                      332,299

Raste të shëruara                  328,554

Raste Aktive                             151

Humbje jete                              3,594

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                    111

Gjirokastër                12

Fier                           5

Berat.                        5

Vlorë                         5

Shkodër                 3

Lezhë.                        3

Durrës.                      3

Elbasan.                   2

Korçë.                        2

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani