Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Berisha: Nesër do të mbushim sheshin si asnjëherë më parë

Nga A2 CNN
5 Dhjetor 2022, 12:21 | Politikë
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Berisha: Nesër do të mbushim

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat, ka përsëritur edhe një herë se opozita do të dalë për të protestuar ditën e nesërme, kur do të mbahet Samiti BE-Ballkani Perëndimor.

Kryedemokrati bëri të ditur se populli opozitar do t’i mbushë rrugët e sheshet për të mbrojtur vlerat europiane, tmerrësisht të rrezikuara sipas tij nga kryeministri Edi Rama.

Berisha u shpreh se me protestën e 6 dhjetorit, opozita ka si synim që t’i tregojë lidershipit europian se ai që përfaqëson Shqipërinë në samit, e ka sipas ish-kryeministrit, pushtetin të ngritur mbi votën e vjedhur.

"Nesër ne, populli opozitar do të mbushë rrugët dhe sheshet e Tiranës në një shenjë proteste të fuqishme. Pikërisht në mbrojtje të vlerave europiane, tmerrësisht të rrezikuara nga Edi Rama dhe regjimi i tij. Çdo shqiptar që e do këtë vend, e do lirinë, dinjitetin njerëzor dhe që beson se kushti i të gjitha kushteve është vota e lirë.

Ne jemi në një betejë me armikun e egër të votës së shqiptarëve, Edi Ramën për t’i dëshmuar lidershipit europian se njeriu që qëndron si përfaqësues i Shqipërisë e ka pushtetin dhe karrigen të ngritur mbi dhunimin e votës së shqiptarëve, mbi drogën, trafiqet, dinako-shtetin që ka ndërtuar në Shqipëri, mbi vjedhjet e mëdha të paimagjinueshme për një vend europian. Ai ulet aty si kryeministër i Shqipërisë, por edhe si kryehajduti i Shqipërisë," u shpreh Berisha.

Lideri i demokratëve paralajmëroi se ditën e nesërme, rrugët do të mbushen si asnjëherë më parë.

Një ditë më parë, në një bashkëbisedim me gazetarët dhe qytetarët që e ndjekin në rrjetet e tij sociale, kryeministri Edi Rama e cilësoi protestën e paralajmëruar më 6 dhjetor një “marrëzi e mision që është marrë përsipër nga të paguarit prej Rusisë.”

https://a2news.com/video/prag-samiti-i-be-rama-protesta-e-pd-marrezi-e-mision-i-te-paguarve-nga-rusia/
https://a2news.com/2022/12/05/rruget-qe-bllokohen-ne-tirane-qe-nga-5-dhjetori/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani