Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Sërish Primare më 11 dhjetor, Tirana në balotazh me Belind Këlliçin dhe Ilir Alimehmetin

Nga A2 CNN
5 Dhjetor 2022, 16:13 | Politikë
Sërish Primare më 11 dhjetor, Tirana në balotazh me Belind

Balotazh në Primaret e Tiranës. Belind Këlliçi dhe Ilir Alimehmeti do të përballen me njëri-tjetrin të dielën e 11 dhjetorit, ditën kur do të përcaktohet se cili prej të dyve do të jetë kandidati, i cili do të përfaqësojë opozitën në garën për kreun e ri të Bashkisë së Tiranës.

Asnjëri prej 7 kandidatëve demokratë në Primare, nuk arriti të marrë më shumë se 50% të votave të anëtarëve dhe simpatizantëve të degëve në Tiranë.

Numri total i votuesve që kanë votuar në Tiranë është 8470. Vota të vlefshme kanë qenë 8441 dhe të pavlefshme 29. Balotazhi me vendim të Kryesisë është përcaktuar për një javë, pra me datë 11 dhjetor.

Pas këtij rezultati Këllici me anë të një reagimi në Facebook falënderoi demokratët që e mbështetën

“Kur vjen radha për të folur, unë zgjedh të flas me votë. Ky është karakteri im. Do të shkojmë në raundin e dytë, për të bindur çdo demokrat se ky proces është garancia më e madhe që opozita të ketë kandidatin e saj më të fortë në betejën e majit.”

Belind Këlliçi

Për mjekun Alimehmeti, mbështetja që i dhanë të rinjtë në këtë proces ishte përkrahja më e madhe për të.  

“Një garë e bukur dhe pozitive. Faleminderit çdo njeriu, që me një mesazh, me një shtrëngim duarsh apo me një përshëndetje të përzemërt, ka qenë një faktor thelbësor nxitës çdo ditë për mua. Sonte pushojmë, nesër rifillojmë!”

Ilir Alimehmeti

Bashkia e Fierit, Krujës, Matit, Librazhdit, Mirditës dhe Dibrës pritet të kalojnë në balotazh njësoj si Tirana. Rezultatet paraprake nxorën fitues në Durrës ish-deputetin Igli Cara, teksa në Elbasan mori konfirmim i vetmi në garë Luciano Boci.

“Edhe kur je kandidat i vetëm, vota ka rëndësinë e saj dhe demokratët e treguan”.

Luçiano Boçi

Pas Bocit, deputeti tjetër që duhet të lërë mandatin është edhe Zef Hila, i cili fitoi primaret në Vaun e Dejës. Në qarkun e Tropojës bie në sy rikthimi i ish-kryetarit të Tropojës, Besnik Dushaj.

Kandidatët që vijnë nga radhët e Partisë së Lirisë dhe fituan ishin në Bashkinë Kuçovë me Lefter Maliqin, në Përrenjas me Suzana Topin, në  Memaliaj me Albert Malajn dhe Skrapar me Eugen Mustafallarin.

Pjesëmarrja në këtë proces ishte 55 281 anëtarë e simpatizantë të PD-së.

https://a2news.com/video/demokratet-votojne-per-primaret-beteja-e-pare-para-14-majit/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani