Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Dialogu Prishtinë-Beograd, Borrell: Propozimi franko-gjerman iu është dërguar dje, është një mundësi e madhe

Nga A2 CNN
6 Dhjetor 2022, 11:42 | Politikë
Dialogu Prishtinë-Beograd, Borrell: Propozimi franko-gjerman iu

Propozimi franko-gjerman iu është dërguar dje Serbisë dhe Kosovës. Lajmin e dha në Tiranë përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Europian, Joseph Borrell, gjatë samitit BE-Ballkani Perëndimor, por pa dhënë detaje mbi përmbajtjen. Ai u bëri apel palëve që të angazhohen seriozisht në këtë propozim, pasi ky sipas tij është momenti i një mundësie të madhe.

“Dialogu Prishtinë-Beograd. Ky është një moment i rëndësishëm në lidhje me negociatat Serbi- Kosovë. Marrëveshja për targat ka përfunduar. Palët të angazhohen mirëfilli në dialog me propozimin e hedhur në tryezë me mbështetjen e Gjermanisë e Francës. Teksti i fundit u është dërguar dje dhe janë ata që duhet të nisin diskutimet serioze sepse është një moment ku ka mundësi të madhe. Nuk e ndaj dot përmbajtjen e dokumentit. Është koha për të punuar me shpejtësi”, tha Borrell, teksa u shpreh optimist për një fund të suksesshëm të këtij dialogu.

Ai foli edhe për një fond prej 10 milionë eurosh për fushatën e çminimit në Bosnjë-Hercegovinë

“Në aspektin e mbrojtjes e sigurisë do t’i ofrojmë mbështetje Bosnjë-Hercegovinës për çminimin do të japim 10 milionë euro për një fushatë çminimi”.

Borrell theksoi edhe mbështetjen ndaj Shqipërisë për krizën energjetike dhe sulmet kibernetike.

“Kjo është ditë e rëndësishme për Ballkanin Perëndimor, është samiti i parë me BE-në që ndodh në Ballkanin Perëndimor. Jemi tejet të përkushtuar ndaj rajonit për ta mbështetur për të përballur pasojat e luftës, çmimet e energjisë. Do të mbështesim familjet. Shqipëria është goditur nga sulmet kibernetike, i kam ofruar mbështetje, ekspertët tanë janë këtu për ta ndihmuar Shqipërinë”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani