Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

MarOK! Spanja KO!

Nga A2 CNN
6 Dhjetor 2022, 18:49 | Futboll

Maroku ka bërë surprizën e madhe, duke eliminuar nga kampionati Botëror Spanjën, pas goditjes së penalltive.

Ndeshja e nisi e kujdesshme nga të dyja ekipet, me Spanjën që mundohej të bënte lojën e saj të zakonshme me kontrollin e gjatë të topit, por hasi me një mbrojtje hermetike. Në anën tjetër, Maroku u tregua tejet i rrezikshëm me daljet e tij nga krahët.

Megjithatë, koha e rregullt dhe 30 minutat e shtesës nuk sollën gol duke u mbyllur në barazim 0-0. Ndërkohë, në goditjen e penalltive, futbollistët e Spanjës ishin një dështim total, duke humbur 3 të parat.

Për Marokun ky ishte një kualifikim historik në çerekfinale, aty ku do të ketë kundërshtar fituesin e çiftit Portugali-Zvicër, e cila do të luhet në orën 20:00.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu