Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Marrëveshja Roaming, Balluku jep detaje

Nga A2 CNN
6 Dhjetor 2022, 10:29 | Politikë
Marrëveshja Roaming, Balluku jep detaje

Bashkimi Evropian dhe 6 vendet e Ballkanit Perëndimor kanë nënshkruar marrëveshjen Roaming, e cila i hap rrugë nisjes së procesit për uljen e tarifës mes BE-së dhe Ballkanit. Zv.kryeministrja Belinda Balluku në një deklaratë për A2 CNN tha se nga tetori i viti të ardhshëm, kjo marrëveshje do të jetë e prekshme për qytetarët. Sipas saj, fillimisht do të nisë me reduktimin e tarifave për të vijuar më pas brenda vitit 2024 me Free Roaming. Kjo sipas saj, varet nga operatorët dhe afatet janë të vështira për t’u përcaktuar.

“Sot është ditë e veçantë, zhvillimi i BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë është faqe e re historike, por firmosja është një akt konkret, nuk është politikë e norma, por janë aksione që do të ndikojnë në jetën e qytetarëve të BE-së si marrëveshja e korrikut 2021 ku flitet si të jesh në shtëpi. Nga tetori të gjitha vendet  e Ballkanit Perëndimor do të kenë mundësi të trajtohen si të gjithë qytetarët europianë në zonën e Roaming që janë në marrëveshje. Kontribuon në digjitalizimin e BE-Ballkani Perëndimor, një akt konkret që nga tetori do të jetë e prekshme, do ketë reformime të herëpashershme. Të gjithë operatorët janë të përgatitur. Fillon me reduktim të tarifave dhe kalon me Free Roaming. Brenda 2024 do të jetë falas. Kemi mirëkuptuar disa nga operatorët dhe afatet janë të vështira për t’u dhënë nga politikëbërësit”.  

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu