Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

“Qetësia përpara stuhisë”, “Tulipanët” marrin rreze para betejës me Argjentinën

Nga A2 CNN
6 Dhjetor 2022, 23:45 | Futboll

Holanda do të përballet me Argjentinën në 9 dhjetor në ndeshjen e vlefshme për çerekfinalet e Kampionatit Botëror.

Ndërsa na ndajnë 3 ditë nga kjo përballje, trajneri holandez Louis van Gaal u ka lejuar “tulipanëve” të tij të pushojnë përpara një ndeshje historike për ta.

Në disa foto dhe video të bëra publike në rrjetet sociale, futbollistët e Holandës shihen tejet të qetë teksa marrin rreze në Doha. Virgil van Dijk, Memphis Depay, Cody Gakpo dhe Nathan Ake janë fotografuar teksa luajnë letra në kuvertën e një jahti.

Megjithatë, kjo qetësi për ta do të zgjasë shumë pak, pasi nga e mërkura nis përgatitja intensive për të bërë gati një ndeshje të madhe ndaj Argjentinës së udhëhequr nga Lionel Messi.

A2 CNN Livestream

Dita jonë