Sulmi ndaj Berishës, vjen deklarata e policisë: Autori, me precedentë penalë

Publikuar më: 6/12/2022, ora 15:06
LIVE 12 01 frame 33589 1280x720

Sulmi ndaj Berishës, vjen deklarata e policisë: Autori, me precedentë penalë

Publikuar më: 6/12/2022, ora 15:06

Në lidhje me sulmin ndaj ish-kryeministrit Berisha të 31-vjeçarit Gert Shehu, ka reaguar edhe policia e cila ka dhënë edhe disa detaje të tjera.

Sipas forcave të rendit, Shehu ka precedentë të mëparshëm kriminal, për plagosje, prishje të qetësisë publike dhe në fushën e narkotikëve, por edhe si një person me probleme mendore.

“Sipas diagnozës klinike, të vënë në dispozicion nga familjarët e tij, 31-vjeçari vuan nga çrregullime psikotike dhe trajtohej prej vitesh, për këtë”, shkruhet në deklaratën e policisë.

Deklarata e plotë

“Në lidhje me incidentin e ndodhur në orën 12:25, në tubimin e organizuar ditën e sotme, gjatë të cilit shtetasi G. Sh. goditi me grusht, deputetin S. Berisha, ju bëjmë me dije se:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVP Tiranë po kryejnë veprimet procedurale për shtetasin G. Sh., 31 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.

Nga verifikimet paraprake rezulton se 31-vjeçari ka precedentë të mëparshëm kriminal, për plagosje, prishje të qetësisë publike dhe në fushën e narkotikëve.

Gjithashtu, sipas diagnozës klinike, të vënë në dispozicion nga familjarët e tij, 31-vjeçari vuan nga çrregullime psikotike dhe trajtohej prej vitesh, për këtë.

Hetimet po vijojnë, nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.