Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Zjarr në një pallat në Tiranë

Nga A2 CNN
6 Dhjetor 2022, 16:28 | Kronikë

Një apartament në katin e fundit të një pallati 4-katësh në Tiranë është përfshirë nga flakët pasditen e të martës. Zjarri është përhapur edhe në katet e mëposhtme. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Mihal Grameno”.

Sipas informacioneve paraprake, në momentin e zjarrit nuk ka pasur persona brenda dhe as të lënduar. Ndërkohë ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit në këtë apartament, ndërsa vijojnë hetimet nga grupi hetimor.

Vijon...

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani