Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Abuzimi me tenderat, Apeli i Posaçëm lë në fuqi dënimin për ish-drejtorin e RTSH-së

Nga A2 CNN
7 Dhjetor 2022, 12:59 | Kronikë
Abuzimi me tenderat, Apeli i Posaçëm lë në fuqi

Apeli i Posaçëm lë në fuqi dënimin e Thoma Gëllçit. Ish-drejtori i Radio Televizionit Shqiptar u dënua më 2 qershor të këtij viti me 2 vjet heqje lirie për akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe korrupsion në tendera.

Gëllçit iu zbrit 1/3 i dënimit duke u dënuar përfundimisht me 1 vit dhe 4 muaj burgim. Në gusht, GJKKO pranoi kërkesën e avokatit Dorian Matlia për lirimin e tij për shkak se i kanë mbaruar afatet e dënimit. Gëllçi tani vuan vetëm heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike për një afat kohor 5-vjeçar.

Së bashku me Gëllçin ranë në pranga edhe 3 anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Ervin Muraj, Alban Malaveci dhe Julian Tapia. Apeli i Posaçëm konfirmoi vendimin edhe për këto shtetas, që u dënuan përfundimisht me 1 vit e gjashtë muaj.  

Të arrestuarit dyshohen se kanë shkelur ligjin, kur në garën me dy kompanive kanë skualifikuar njërën dhe kanë shpallur fituese tjetrën, në një kohë që sipas dokumentacionit, asnjëra prej tyre nuk duhet të kualifikohej.

Sipas të dhënave nga SPAK, ish-drejtori Thoma Gëllçi dyshohet se ka nisur procedurën e tenderit për blerjen e pajisjeve me vlerë  86.908 550, 00 lekë (pa tvsh), për kanalin e ri “RTSH AGRO” në një kohë që as bordi dhe as AMA nuk e kishin miratuar këtë kanal.

https://a2news.com/2021/10/09/korrupsion-me-tenderat-detaje-te-reja-nga-arrestimi-i-ish-dretorit-te-rtsh-se-thoma-gellci/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani