Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Befason George Clooney: Më kanë ngacmuar seksualisht në fillimet e karrierës

Nga A2 CNN
7 Dhjetor 2022, 11:34 | Showbiz

Në Hollivud, problemi i abuzimit dhe ngacmimit seksual nuk ka të bëjë vetëm me gratë. Në një intervistë për “Washington Post” George Clooney ka rrëfyer momentet e tij të sikletshme në fillim të karrierës, ku thotë se ka qenë viktimë e ngacmimeve seksuale.

“Sinqerisht u objektivizova. Më kujtohet gjatë skenave të "Roseanne" që u transmetua nga viti 1988 deri në 1998, nëse do të ulesha për të marrë diçka ata do të më gjuanin në të pasme”, rrëfeu ai.

Përparimi profesional për të erdhi me "Good Night, and Good Luck". Filmi i vitit 2005 ishte përpjekja e dytë regjisoriale e Clooney-t që krijoi besueshmërinë artistike të tij. Filmi mori çmimin Osella për skenarin më të mirë dhe kupën Volpi për interpretimin më të mirë mashkullor në Festivalin e Filmit në Venecia. Gjithashtu, u nominua për gjashtë çmime Oscar.

Në intervistë, aktori foli edhe për të ardhmen e tij kinematografike dhe tha se tani preferon të kalojë më shumë kohë me gruan e tij Amal dhe fëmijët e tij, binjakët Ella dhe Alexander, 5 vjeç.

Në tapetin e kuq të eventit Kennedy Center, i cili zhvillohet çdo vit në Shtëpinë e Bardhë, ai ishte protagonist së bashku me bashkëshorten e tij.

Pas 60 vitesh, Clooney ka vendosur t’i kushtojë më shumë kohë sferës private.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani