Futi makinën në oborrin e Parlamentit, shtetasi shoqërohet në polici

Publikuar më: 7/12/2022, ora 11:43
parlamenti jashte 1068x720

Futi makinën në oborrin e Parlamentit, shtetasi shoqërohet në polici

Publikuar më: 7/12/2022, ora 11:43

Një shtetas që dyshohet se kurohet me ilaçe depresioni ka dashur të parkojë makinën brenda në oborrin e Parlamentit, pasi ka menduar se ishte parkim.

Personi ka futur makinën, duke dëmtuar traun, dhe është shoqëruar në Komisariatin numër 1 të policisë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 07.12.2022, te Parlamenti, shtetasi M. B., 32 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, ka dëmtuar traun e hyrjes në Parlament.

32-vjeçari është shoqëruar në komisariat dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.