Grusht Berishës, ecuria e hetimit ndaj Gert Shehut

Nga A2 CNN
7 Dhjetor 2022, 12:28 | Kronikë
Grusht Berishës, ecuria e hetimit ndaj Gert Shehut

31-vjeçari Gert Shehu, personi i cili goditi me grusht kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë rrugës për në protestën e djeshme të opozitës, është arrestuar dje në mbrëmje nga policia në Spitalin e Traumës, ku ai po trajtohet nga plagët e marra pas reagimit të truprojave të Berishës.

Dy janë akuzat që rëndojnë mbi Shehun: plagosje e lehtë me dashje dhe plagosje për shkak të detyrës.

Ndërkohë, janë kryer edhe veprimet e para hetimore, si marrja e deklarimeve të personave prezentë në ngjarje. Grupi i hetimit ka marrë edhe pamjet nga kamerat e mediave të pranishme, ndërsa pjesë e hetimit janë bërë gjithashtu lëvizjet e mëparshme të 31-vjeçarit Gert Shehu dhe personat që ka kontaktuar më herët agresori.

Në ditët në vijim, pritet që 31-vjeçari të paraqitet para gjykatës për masën e sigurisë derisa të zbardhet plotësisht incidenti.

https://a2news.com/2022/12/06/berisha-goditet-me-grusht-para-mitingut-akuzon-per-sulmin-edi-ramen/
https://a2news.com/2022/12/06/fotolajm-pasi-u-godit-me-grusht-berisha-me-carje-ne-hunde-dhe-mollez/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli