Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Nafta zbret nën 200 lekë për herë të parë nga marsi, ja arsyet

Nga A2 CNN
7 Dhjetor 2022, 19:22 | Ekonomi
Nafta zbret nën 200 lekë për herë të parë nga

Për herë të parë që nga marsi, muaj në të cilin u ngrit edhe Bordi i Transparencës, nafta ka rënë nën 200 lekë për litër. Bordi njoftoi të mërkurën se në pikat e karburanteve lendja djegëse më e përdorur në vend do të shitet për 198 lekë për litër, nivel ky ndjeshëm më i ulët se në muajt që pasuan nisjen e luftës në Ukrainë, por rreth 18 lekë më shtrenjtë se në janar.

Ulja e çmimit të naftës në vend vjen si reflektim i rënies në tregjet ndërkombëtare. Në bursën Platts, e cila shërben si referencë për importuesit shqiptarë dhe Bordin e Transparencës, një ton naftë kushtoi të mërkurën në 819 dollarë, duke vijuar trajektoren rënëse të nisur në fillim të këtij muaji.

Në rënien e çmimit të naftës në vend ka pasur edhe kursi i këmbimit. Zhvlerësimi me 1.5 lekë i valutës amerikane në raport me monedhën kombëtare, ka po bën më të lirë karburantin për shqiptarët.

Arsyet e tjera lidhen me rënie e kërkesës për naftë nga Kina, një prej importuesve më të mëdhenj të karburanteve në botë, por edhe politikave europiane dhe amerikane për të rritur prodhimin.

Bordi i Transparencës vendosi të mërkurën gjithashtu të ulë me 4 lekë çmimin e benzinës dhe të mbajë në 69 lekë për litër çmimin e gazit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë