Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Nga vallet te përuljet, Rama publikon fotoalbumin e samitit BE-Ballkani Perëndimor

Nga A2 CNN
7 Dhjetor 2022, 08:27 | Politikë

Nga pritja, vallet e deri te shtrëngimet e duarve, përuljet, përqafimet dhe nderimet, kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjetet sociale fotoalbumin e ceremonisë së samitit të BE-së, të një dite më parë në vendin tonë. Kreu i qeverisë e cilëson këtë një ngjarjeje të paharrueshme në historinë e marrëdhënieve ndërkombëtare të Shqipërisë.

“Mirëmëngjes dhe me fotoalbumin e një ngjarjeje të paharrueshme në historinë e marrëdhënieve ndërkombëtare të Shqipërisë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Më 6 dhjetor u mbajt në vendin tonë samiti historik BE-Ballkani perëndimor, ku ishin të pranishëm liderët e 27 vendeve të Bashkimit Europian dhe 6 liderët e Ballkanit, dhe në fokus ishin marrëveshjet rajonale, roaming dhe kriza energjetike.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu