Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Përveç Cristianos, një tjetër çështje “e nxehtë” te Portugalia

Nga A2 CNN
7 Dhjetor 2022, 10:27 | Futboll

Cristiano Ronaldo që e nisi ndeshjen ndaj Zvicrës nga stoli “eklipsoi” një tjetër çështje jo pak të rëndësishme, brenda ekipit të Portugalisë.

Bëhet fjalë për Joao Cancelon, një tjetër “peshë e rëndë” e ekipit. Mbrojtësi i Manchester City, një nga më të mirët në botë, e nisi nga stoli dhe vendin e tij në të djathtë të mbrojtjes e mori Diogo Dalot, i Manchester United, i cili për më tepër zhvilloi një ndeshje të shkëlqyer dje, por edhe ndaj Koresë së Jugut.

Fakti që nuk e nisi ndeshjen titullar nuk i pëlqeu aspak Cancelos, i cili në golin e parë të Gonçalo Ramos as nuk lëvizi nga stoli.

Joao Cancelo

Pas ndeshjes, trajneri portugez Fernando Santos u shpreh: “Me Cristianon nuk ka asnjë problem. Në stol u la edhe Cancelo”.

Joao Cancelo, i cili ka 40 ndeshje me përfaqësuesen portugeze, mund të luajë në të dyja krahët e mbrojtjes dhe konsiderohet si një nga mbrojtësit e krahut më të mirë në botë.

https://a2news.com/2022/12/06/portugalia-ne-cerekfinale-zevendesuesi-i-ronaldos-i-shenon-3-gola-zvicres/

A2 CNN Livestream

Dita jonë