Sondazh: Shqiptarët janë tolerantë fetarë për shkak të:
  • Respektit ndaj tjetrit 68%
  • Mosbesimit 27%
  • Nuk e di 5%

Pse sot nuk ka ndeshje Botërori dhe kur rifillojnë?

Nga A2 CNN
7 Dhjetor 2022, 09:47 | Futboll
Pse sot nuk ka ndeshje Botërori dhe kur rifillojnë?

Kupa e Botës së Katarit nisi më 20 nëntor, me ndeshjen hapëse të zhvilluar mes ekipit pritës dhe Ekuadorit.

Që atëherë, janë luajtur edhe 55 ndeshje të tjera (në total, 48 në fazën e grupeve dhe 8 në 1/8).

Kompeticioni tashmë është në fazën çerekfinale dhe këtë të mërkurë nuk do të luhet asnjë ndeshje, pasi turneu do të shijojë ditën e parë të pushimit.

Kupa e Botës në Katar do të ndërpritet për dy ditë, në mënyrë që skuadrat e kualifikuara të përgatisin me më shumë kohë ndeshjet përkatëse. Botërori rifillon të premten e ardhshme, ditë në të cilën do të luhen dy ndeshjet e para çerekfinale: Kroaci-Brazil dhe Holandë-Argjentinë.

https://a2news.com/2022/12/06/8-kombetaret-me-te-mira-te-botes-supersfida-ne-cerekfinale/

A2 CNN Livestream

Dita jonë