Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Shpenzimet në fushatë, Celibashi kërkon gjobitjen e PD dhe PS

Nga A2 CNN
7 Dhjetor 2022, 15:14 | Politikë
Shpenzimet në fushatë, Celibashi kërkon gjobitjen e PD dhe PS

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve miratoi, pas dy muajsh shtyrje të njëpasnjëshme, raportin e auditimit të fondeve të shpenzuara nga partitë politike në fushatën e parlamentareve të vitit 2021.

Sipas këtij raporti, 13 subjekte garuese, mes të cilave Partia Socialiste dhe Partia Demokratike u konstatuan në shkelje të Kodit Zgjedhor, për këtë arsye, Celibashi i propozoi KAS gjobitjen e tyre.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve konstatoi abuzimet me shpenzimet në fushatë zgjedhore të pjesës dërrmuese të partive garuese për parlamentaret e vitit 2021.

Gjoba e propozuar për mazhorancën ishte edhe më e larta me një vlerë totale prej 5.5 milionë lekësh për tejkalimin e kufirit maksimal të shpenzimeve.

Partia e dytë për të cilën u konstatuan shkeljet më të rënda sa i përket sanksioneve financiare ishte Partia Demokratike. Kështu, Celibashi kërkoi gjobitjen e partisë më të madhe opozitare me 500 mijë lekë.

Sipas raportit të KQZ, demokratët kishin parregullsi në dokumentet e depozituara për të justifikuar shpenzimet e fushatës, për të cilën Celibashi propozoi dy gjoba me vlerë finale prej 700 mijë lekësh.

Projektvendimi kishte më shumë se dy muaj që “flinte” në tryezën e KQZ-së, të cilën Celibashi e justifikoi me vështirësitë që paraqesin dispozitat për financimin e partive politike, që sipas të gjitha gjasave nuk do të ndryshojnë.

“Duhen ndryshuar, por sipas të gjitha gjasave asgjë nuk ndryshon. Sanksionet administrative duhet të marrin edhe aprovimin e Komisionit të Ankimeve dhe Sanksioneve që është edhe organi që vendos për gjobën ndaj secilit subjekt garues.”

Ilirjan Celibashi
https://a2news.com/video/shpenzimet-e-tepruara-te-partive-ps-dhe-pd-shkelen-rregulloren-e-fushaten-e-vitit-2021/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani