Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Shpopullim masiv në Gjirokastër, numri i lindjeve është sa gjysma e vdekjeve

Nga A2 CNN
7 Dhjetor 2022, 15:45 | Sociale
Shpopullim masiv në Gjirokastër, numri i lindjeve është sa

Shpopullimi dhe plakja e popullsisë është një fenomen që ka prekur mbarë vendin. Por ky fenomen duket se ka prekur më shumë qytetin-muze të Gjirokastrës.

Kjo për vetë faktin që numri i lindjeve në raport me atë të vdekjeve është në favor me këtë të fundit, duke bërë që për çdo vit popullsia e Gjirokastrës të tkurret me të paktën 600 persona.

Mjekë të repartit Obstetrik - Gjinekologjik në Gjirokastër konfirmojnë situatën e uljes së ndjeshme të lindjeve.

Por cilat janë arsyet që po shkaktojnë këtë tkurrje kaq të shpejtë dhe të pandalshme të popullsisë?

Për specialistin e Drejtorisë së Shëndetit Publik në Gjirokastër, përveç emigrimit të popullatës aktive dhe faktorëve ekonomikë ndikojnë edhe mënyrat e reja të të jetuarit me një familje vetëm me një bërthamë.

“Plakja e popullsisë po fillon të rrisë ndjeshëm edhe shpenzimet pasi mosha e tretë ka nevojë për mbështetje të gjithanshme, ndërsa të ardhurat nga popullsia aktive për punë sa vjen dhe tkurret.”

BledarAhmetaj, specialist i DSHP, Gjirokastër
https://a2news.com/2022/04/14/pasojat-e-shpopullimit-ne-mashkullore-nuk-ka-me-punetore-per-serrat/
https://a2news.com/video/nuk-ka-me-punonjes-shpopullimi-po-jep-efektet-negative-per-biznesin/

A2 CNN Livestream

Dita jonë