131 mijë euro ryshfet për të favorizuar një kompani në një tender, në pranga ish-zyrtarja në Tiranë

131 mijë euro ryshfet për të favorizuar një kompani në një tender, në pranga ish-zyrtarja në Tiranë
Policia në Tiranë ka vënë në pranga një 48-vjeçare e cila ishte shpallur në kërkim pasi SPAK i ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”.
48-vjeçarja akuzohet për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Ish-zyrtarja dyshohet që të ketë marrë 131 mijë euro si ryshfet, për të favorizuar një kompani italiane për një tender të zhvilluar në vitin 2016.