Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

18 qytetarë të infektuar, Dibra dhe Kukësi “marrin frymë” lirisht

Nga A2 CNN
8 Dhjetor 2022, 17:30 | Aktualitet
18 qytetarë të infektuar, Dibra dhe Kukësi “marrin

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se 18 qytetarë të tjerë kanë rezultuar si pasojë e koronavirusit gjatë ditës së fundit nga 437 testime të kryera.

Në buletinin ditor mësohet se në vendin tonë janë 181 raste aktive me koronavirus, ndërkohë që në qarqet e Kukësit dhe Dibrës nuk ka asnjë të infektuar.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 437 testime, 18 qytetarë të infektuar, nuk ka humbje jete dhe 18 të shëruar në 24 orët e fundit

8 Dhjetor 2022 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 437 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 18 qytetarë, në Bashkitë:

7 në Tiranë, 3 në Lezhë, nga 2 qytetarë në Shkodër, Selenicë, Sarandë, nga 1 qytetarë në Kavajë, Kolonjë.

Janë 181 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 1 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 18 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,601 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 8 Dhjetor 2022)

Raste të reja ditore                18

Të shëruar në 24 orë             18

Të shtruar në spitale             1

Humbje jete në 24 orë           0

Testime ditore                       437

Testime totale                   2,012,110

Raste pozitive                      332,376

Raste të shëruara                  328,601

Raste Aktive                             181

Humbje jete                              3,594

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                    120

Vlorë                         20

Fier                           11

Gjirokastër                9

Shkodër                 7

Berat.                        5

Durrës.                      3

Lezhë.                        3

Elbasan.                   2

Korçë.                         1

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani