Aksident me vdekje në Shkodër, makina del nga rruga

Publikuar më: 8/12/2022, ora 22:13
shkoderrr 1125x720

Aksident me vdekje në Shkodër, makina del nga rruga

Publikuar më: 8/12/2022, ora 22:13

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar mbrëmjen e së enjtes në aksin rrugor Koplik-Hot në Shkodër.

Sipas të dhënave paraprake, shtetasi M.L, 38 vjeç dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë ka  dalë nga rruga.

Drejtuesi i automjetit shtetasi M.L,  pësoi  dëmtime të rënda  dhe gjatë rrugës për në spital ka ndërruar  jetë.

Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave  dhe shkakut të aksidentit.