Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Alarm për bombë, rrethohet Gjykata e Lartë në Malin e Zi

Nga A2 CNN
8 Dhjetor 2022, 20:17 | Ballkani
Alarm për bombë, rrethohet Gjykata e Lartë në Malin e Zi

Vendet e Ballkanit për javë me radhë kanë rënë pre e kërcënimeve për sulme me bomba në institucionet kryesore të saj.

Kërcënimi i radhës është regjistruar këtë të enjte në Malin e Zi, ku një alarm për bombë në Gjykatën e Lartë ngriti në këmbë policinë në Podgoricë, e cila më pas rrethoi objektin e rëndësisë së veçantë.

Punonjësit u evakuuan me shpejtësi dhe pas kontrolleve që zgjatën për disa orë në Gjykatën e Lartë malazeze nuk u gjet asnjë send i dyshimtë.

Policia deklaroi se informacioni për bombën e vendosur erdhi nga llogaria e rreme të postës elektronike në emrin e një deputeti të Frontit Demokratik pro-rus, ndërkohë që kanë nisur hetimet për gjetjen e përgjegjësve të vërtetë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani