Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Futbolli shqiptar me një legjendë më pak, shuhet portieri legjendar i Labinotit, Bujar Gogunja

Nga A2 CNN
8 Dhjetor 2022, 16:44 | Futboll
Futbolli shqiptar me një legjendë më pak, shuhet portieri

Një tjetër legjendë e futbollit shqiptar ka ndërruar jetë ditën e sotme. Bëhet fjalë për Bujar Gogunjën, portierin e madh të Elbasanit të viteve ‘80-të, i cili u nda nga jeta pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë.

Po kush ishte Bujar Gogunja?

Ish-portieri i Labinotit kampion të sezonit 1983-1984 ishte pjesë e atij brezi të artë të futbollit elbasanas që sollën emocione të mëdha në gjithë futbollin shqiptar.

Bujari, ishte një ikonë e portës dhe do të kujtohet gjithmonë për rekordin e tij prej 1037 minutash pa pësuar gol.

Ai mbeti një frymëzim për brezat e rinj dhe kontribuoi për qytetin e tij edhe si trajner portierësh te Elbasani kampion i sezonit 2005-2006.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani