Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Ministri Manja viziton Departamentin e Shtetit, mbështetja që mori

Nga A2 CNN
8 Dhjetor 2022, 20:57 | Politikë

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manjani është duke zhvilluar një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ndalesën e radhës e pati në Departamentin e Shtetit, ku u prit nga Todd D. Robinson, Ndihmës Sekretar i Shtetit për Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit.

Në një postim në rrjetet sociale, ministri Manja shkruan se bisedoi me zyrtarin amerikanë për reformën në drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe çështje të tjera të sigurisë.

“I shpreha Z. Robinson mirënjohjen më të thellë për angazhimin e drejtpërdrejtë dhe intensiv të shërbimeve të Departamentit të Shtetit në forcimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri.

Shumë shpejt do të intensifikojmë bashkëpunimin tonë edhe në drejtim të forcimit të sigurisë në burgje përmes përthithjes së ekspertizës më të mirë amerikane në menaxhimin e risqeve në sistem”, shkruan Manja në Facebook.

A2 CNN Livestream

Dita jonë