Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Paketë antikorrupsion, Tabaku: Rrisim llogaridhënien dhe përgjegjësinë

Nga A2 CNN
8 Dhjetor 2022, 16:29 | Politikë
Paketë antikorrupsion, Tabaku: Rrisim llogaridhënien dhe

Në ditën kombëtare të rinisë, e cila korrespondon dhe me ditën ndërkombëtare kundër korrupsionit, grupimi i Alibeajt në Partinë Demokratike ka depozituar në kuvend një paketë ligjore e cila synon luftimin e korrupsionit në vend.

Paketa e cila përbehet nga 5 ndërhyrje ligjore, u prezantua nga Jorida Tabaku. “Kemi propozuar ndryshime në të paktën 5 ligje që prekin ligjin e koncesioneve e partneriteteve publike-private, ligjin për rregullimin e territorit, për komisionet hetimor dhe për investitorët strategjikë.

Këto kanë disa elementë dhe parime bazë që duhet t’i ketë çdo kontratë publike. Rritjen e transparencës së publikut përmes krijimit të një pasaporte të prokurimit publik, shmangien e kompanive offshore nga çdo lloj gare

Sipas Tabakut, tre janë shtyllat kryesore përmes së cilave synohet arritja e objektivave në luftën kundër korrupsionit. “Rritja e kërkesës së llogarisë, rritja e transparencës dhe llogaridhënies dhe përgjegjësisë”, tha ajo.

Tabaku bëri thirrje që veprimet të jenë të menjëhershme, duke e konsideruar korrupsionin si plagën më të madhe në vend, e cila ndikon drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu