Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Pas liderëve europianë, Rama takohet me presidentin e Azerbajxhanit

Nga A2 CNN
8 Dhjetor 2022, 09:55 | Politikë

Kryeministri Edi Rama pas pritjes së liderëve europianë në Tiranë për Samitin e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, si dhe vizitën e tij në Bruksel, ka fluturuar në Baku të Azerbajxhanit për një takim me presidentin e atij vendi, Ilham Aliyev.

Me kryeministrin, të pranishme ishin edhe ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro, dhe ministrja e zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku.

Sipas Ramës, takimi u zhvillua “për një bilanc të ecurisë së marrëdhënieve pas vizitës së tij në Shqipëri, ku u vendosën piketa të rëndësishme konkrete bashkëpunimi, si edhe për ta falënderuar për dekretin presidencial të çeljes së ambasadës së Azerbajxhanit në Tiranë”.

Në pamjet e shpërndara, dy liderët shkëmbejnë edhe disa dhurata artistike.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani