Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Pritje madhështore për Japoninë, tifozët mbushin aeroportin

Nga A2 CNN
8 Dhjetor 2022, 14:33 | Futboll

Edhe pse u eliminuan nga Kroacia në fazën e 1/8, futbollistët e Japonisë janë pritur si heronj në shtetin e tyre.

Avioni me skuadrën mbërriti në orët e para të mëngjesit dhe qindra tifozë kishin mbushur aeroportin në shenjë respekti për kombëtaren e tyre.

Japonezët u kthyen në surprizën e bukur të këtij Botërori, teksa ia dolën që të kualifikoheshin nga një grup që kishte edhe Spanjën e Gjermaninë, duke i mundur të dyja e duke dalë në vendin e parë.  

Ndërkohë, në ndeshjen me eliminim direkt, ata u mundën me penallti nga Kroacia, duke e mbyllur përfundimisht rrugëtimin e tyre në Katar.

A2 CNN Livestream

Dita jonë