Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Rrëmbeu dhe dhunoi bashkëshorten, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

Nga A2 CNN
8 Dhjetor 2022, 09:52 | Kronikë
Rrëmbeu dhe dhunoi bashkëshorten, arrestohet 33-vjeçari në

Një 33-vjeçar në Tiranë është vënë në pranga nga policia pasi ka rrëmbyer dhe dhunuar bashkëshorten e tij. 

Bëhet e ditur se A. Sh., është arrestuar pasi mori me forcë bashkëshorten nga subjekti privat ku ajo punonte në rrugën "Qazim Vathi" dhe më pas e ka çuar atë në një lokal, ku edhe e ka dhunuar fizikisht e psikologjikisht.

Bashkëshortja e 33-vjeçarit ishte e pajisur me urdhër-mbrojtjeje, kurse mbi të arrestuarin rëndojnë veprat penale "Heqja e paligjshme e lirisë", "Dhuna në familje" dhe "Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës".

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani