Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Seti fotografik më i "sigurt" në botë, modelja pozon me ariun… vegjetarian

Nga A2 CNN
8 Dhjetor 2022, 11:54 | Lifestyle

Një modele ruse ka realizuar një set fotografik me një ari të murrmë që peshon 350 kg.

Zhana Shveinova pozoi pranë ariut Stepan, që është shumë i famshëm në rrjetet sociale, falë videove që postojnë pronarët e tij, Svetlana dhe Yuriy Panteleenko.

“Që e vogël kam qenë e fiksuar pas arinjve prej pellushi dhe me kalimin e viteve doja të takoja një ari të vërtetë nga afër. Kam njohur nëpërmjet rrjeteve sociale Stepanin dhe kam vënë re që është shumë i butë dhe i sjellshëm. Seti fotografik ishte një eksperiencë unike, nuk do ta harroj kurrë”, deklaroi modelja 35-vjeçare.

Stepani është shpëtuar nga çifti Panteleenko kur ishte vetëm 3-muajsh dhe është rritur si vegjetarian, kështu që për të gjithë ata që kërkojnë të bëjnë foto me të, nuk ka rrezik.

https://a2news.com/2020/10/10/e-bukura-dhe-bisha-personazhi-i-famshem-ne-youtube-kthehet-ne-fotomodel/

A2 CNN Livestream

Dita jonë