Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

SHBA insiston për shtyrjen e zgjedhjeve në veri të Kosovës

Nga A2 CNN
8 Dhjetor 2022, 21:38 | Kosova
SHBA insiston për shtyrjen e zgjedhjeve në veri të Kosovës

Pas ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, një tjetër zyrtar i lartë amerikan deklaron se nuk janë kushtet e duhura për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme në 4 komunat në veri të Kosovës, për të cilat presidentja Vjosa Osmani caktoi 18 dhjetorin si datë për të dalë në votime.

Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet u shpreh se gjatë vizitës që pritet të zhvillojë në Prishtinë në javën e ardhshme do t’i kërkojë zyrtarëve të Kosovës pikërisht shtyrjen e zgjedhjeve.

Chollet tha se Shtetet e Bashkuara mendojnë se nuk është koha e duhur për zgjedhje duke pasur parasysh ndjeshmërinë e momentit dhe incidentet e fundit.

“Është kohë e tensionuar dhe duam të sigurohemi se ka kushte për të mbajtur zgjedhje të lira dhe të drejta. Kosova është demokraci shumetnike, sikurse Shtetet e Bashkuara. Ne jemi krenar me punën që Shtetet e Bashkuara kanë bërë në këto 20 e ca vjet për ngritjen e demokracisë në Kosovë dhe duam të punojmë për ta mbështetur dhe ruajtur atë. Së këndejmi, mendojmë se këto zgjedhje duhet të shtyhen derisa koha të jetë e duhur dhe kur mund të mbahen pa nxitur më shumë joqëndrueshmëri dhe dhunë”, tha Chollet.

Zgjedhjet në Kosovë u shpallën pas largimit të zyrtarëve serbë nga institucionet e Kosovës në veri, për shkak të kundërshtimit të vendimit të Qeverisë së Kosovës për çështjen e targave.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani