Shpërthen makina me gaz në Kamëz, lëndohen 4 anëtarë të një familjeje

Publikuar më: 8/12/2022, ora 22:57
Digjet Makina Shengjin Flake Zjarr 1024x576

Shpërthen makina me gaz në Kamëz, lëndohen 4 anëtarë të një familjeje

Publikuar më: 8/12/2022, ora 22:57

Si pasojë e rrjedhjes së gazit, një shpërthim ka ndodhur në një automjet në Kamëz teksa ishte në lëvizje. Për pasojë, policia bën të ditur se 4 anëtarë të një familjeje, prindërit dhe dy fëmijët kanë pësuar lëndime të lehtë.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:45, ku automjeti me drejtues shtetasin O. N., banues në Kamëz, dyshohet se si pasojë e rrjedhjes së gazit ka shpërthyer në lëvizje.

“Në automjet udhëtonin së bashku me drejtuesin e automjetit edhe bashkëshortja shtetasja M. N., me dy fëmijët tyre të mitur.

Si pasojë janë dëmtuar lehtë jashtë rrezikut për jetën  të katër personat që ndodheshin në automjet dhe pas marrjes së mjekimit janë larguar në banesë.

Nga veprimet e para hetimore të kryera nga grupi hetimor dyshohet se shpërthimi ka ardhur nga rrjedhja e gazit të makinës, si pasojë e një defekti në impiantin e gazit”, njofton policia.