Trafik armësh në Portin e Durrësit, zbulohet identiteti i të arrestuarit

Publikuar më: 8/12/2022, ora 18:02
porti durres 1024x576

Trafik armësh në Portin e Durrësit, zbulohet identiteti i të arrestuarit

Publikuar më: 8/12/2022, ora 18:02

Policia Kufitare bën me dije se një person është kapur në portin e Durrësit në tentativë për të futur në vend një arsenal armësh.

I arrestuari është kapur ndërsa ishte duke u futur në Shqipëri me makinë, brenda së cilës u gjetën armë të ndryshme.

Gjatë kontrollit të bërë nga policia kufitare rezultoi se në automjet ai kishte fshehur një snajper, një pistolet, një armë gjahu dhe municion luftarak.

Burime policore bëjnë të ditur se mjeti i drejtuar nga Selman Lajçi ka hyrë në pikën kufitare të portit të Durrësit pasi ka udhëtuar me tragetin e linjës Ankona-Durrës. Pas daljes nga trageti, mjeti i është nënshtruar kontrollit ku janë konstatuar armët.

Shërbimet e Policisë kanë ndaluar për kontroll në vijën e dytë në hyrje të RSH, 53 vjeçarin së bashku me automjetin e tij tip “Land Rover” dhe gjatë kontrollit u gjetën të fshehura, në brendësi të makinës një armë zjarri pistoletë, një snajper, një armë gjahu, 1367 copë fishekë luftarak dhe 800 copë fishekë për armë gjahu, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.