Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Vdekjet nga ajri i ndotur në Europë, treguesit e raportit në krahasim me 17 vjet më parë

Nga A2 CNN
8 Dhjetor 2022, 11:18 | Lifestyle

Në vitin 2020, 238 mijë njerëz humbën jetën para kohe në Evropë nga ajri i ndotur. Por raporti i fundit i Agjencisë Evropiane të Mjedisit nxjerr edhe disa të dhëna pozitive. Ndërkohë që nga njëra anë nënvizon të gjitha objektivat që duhen arritur për të reduktuar ndotjen e ajrit në Kontinentin e Vjetër, publikon disa të dhëna që tregojnë se si është përmirësuar situata në krahasim me 17 vjet më parë.

Krahasuar me vitin 2005, në vitin 2020 vdekjet e parakohshme për shkak të ekspozimit ndaj grimcave të imta u ulën me 45%.

Të dhënat, edhe pse më pozitive se dy dekada më parë, sigurisht që nuk janë pozitive në kuptimin absolut dhe rruga drejt ajrit të pastër është ende e gjatë. Ndër objektivat e vendosura nga EEA për vitin 2030, të detajuara në Planin e Veprimit "Zero ndotje", është ai i reduktimit, në krahasim me vitin 2005, të vdekjeve të parakohshme të shkaktuara nga ndotja e ajrit me 55% dhe ekosistemeve me 25%, ku ndotja e ajrit kërcënon biodiversitetin.

Në vitin 2020, 96% e popullsisë urbane e Bashkimit Evropian u ekspozua ndaj niveleve të PM2.5 mbi kufijtë vjetorë të vendosur nga OBSH.

Ndotja nuk vret aq shpejt sa një të shtënë me armë zjarri ose një virus vdekjeprurës, por depërton në trupin tonë duke e dëmtuar atë ngadalë. Vlerësohet se grimcat e imëta reduktojnë jetëgjatësinë me 2.2 vjet, pa llogaritur patologjitë kronike dhe sëmundjet fatale që shkaktojnë.

Përveç planit të veprimit "zero ndotje", EEA propozoi një rishikim të direktivës së cilësisë së ajrit tetorin e kaluar, duke kërkuar kufizime më të rrepta për ndotjen e ajrit.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli