Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Britania e Madhe, Italia dhe Japonia bashkohen për ndërtimin e një avioni të ri luftarak

Nga A2 CNN
9 Dhjetor 2022, 07:13 | Bota
Britania e Madhe, Italia dhe Japonia bashkohen për ndërtimin e

Mbretëria e Bashkuar, Italia dhe Japonia kanë krijuar një aleancë "të paprecedentë për zhvillimin dhe ndërtimin e një avioni të ri luftarak që përdor inteligjencën artificiale.

Këtë e ka bërë të ditur kryeministri britanik, Rishi Sunak, duke konfirmuar zërat e fundit në mediat ndërkombëtare. Sipas Sunak, sipërmarrja e përbashkët synon të krijojë mijëra vende pune në Mbretërinë e Bashkuar dhe të forcojë lidhjet e sigurisë.

"Tri kombet tona kanë marrëdhënie të gjata dhe të ngushta të bazuara në vlerat e përbashkëta të lirisë, demokracisë, të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit. Sot ne po bëjmë hapin tjetër në forcimin e partneritetit tonë trepalësh. Ne shpallim Programin Global Combat Air (GCAP), një projekt ambicioz për zhvillimin e një avioni luftarak të gjeneratës së re deri në vitin 2035”, thanë tre liderët e vendeve përkatëse në një deklaratë të përbashkët.

Avioni i ri luftarak do të quhet Tempest dhe duhet të jetë operacional në vitin 2035, me fillimin e fazës së zhvillimit në 2024 dhe do të zëvendësojë avionin Eurofighter Typhoon, si dhe do të mbajë armët më të fundit.

Puna për ndërtimin e tij tashmë ka filluar me synimin për të krijuar një avion luftarak që do të ofrojë shpejtësi, do të përdorë sensorë të avancuar dhe inteligjencë artificiale, për të ndihmuar pilotin njerëzor kur ata janë të mbingarkuar ose nën stres ekstrem.

Ai gjithashtu mund të fluturojë pa ndihmën e një piloti nëse kërkohet dhe mund të lëshojë raketa hipersonike.

Por ndërtimi i një avioni kaq kompleks është jashtëzakonisht i shtrenjtë. Zhvillimi i avionit F35 ishte programi më i shtrenjtë i ndërmarrë ndonjëherë nga Pentagoni, kështu që Britania ka kërkuar partnerë.

Vende të tjera ende mund t'i bashkohen programit. Franca, Gjermania dhe Spanja janë duke punuar së bashku për dizajnin e tyre të veçantë, sikurse Shtetet e Bashkuara.

Për Mbretërinë e Bashkuar, kjo marrëveshje nuk ka të bëjë vetëm me sigurinë, por edhe me ekonominë. Shpresa është se zhvillimi i një avioni të ri luftarak mund të krijojë e të mbështesë mijëra vende pune në Mbretërinë e Bashkuar, si dhe të hapë dyert për më shumë eksporte armësh.

https://a2news.com/2019/09/11/nga-kamerat-per-qente-te-avionet-2-miliarde-paundesh-ne-panairin-e-armatimeve-ne-londer/

A2 CNN Livestream

Dita jonë