Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Fundjavë me mot të keq, autoritetet detare apelojnë për masa

Nga A2 CNN
9 Dhjetor 2022, 12:25 | Aktualitet
Fundjavë me mot të keq, autoritetet detare apelojnë për masa

Fundjava që vjen pritet të shohë një përkeqësim të dukshëm të motit në vend, duke filluar nga dita e sotme e deri më datë 11 dhjetor.

Nisur nga kjo premisë, autoritetet kanë filluar të apelojnë për marrjen e masave, në veçanti për sa i përket mjeteve lundruese. Drejtoria e Përgjithshme Detare ka njoftuar se era me drejtim Jug-Jug- Lindje dhe Jug-Jug-Perëndim, do të shkaktojë në det dallgë që mund të shkojnë deri në 3 metra.   

Autoriteti i ka bërë apel të gjithë subjekteve në fushën e detarisë që të parandalojnë rreziqet e mundshme.  

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli