Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Inflacioni në rënie pas 13 muajsh, ndikoi vetëm nafta, ushqimet vijuan shtrenjtimin 

Nga A2 CNN
9 Dhjetor 2022, 12:03 | Ekonomi
Inflacioni në rënie pas 13 muajsh, ndikoi vetëm nafta, ushqimet

Për herë të parë që prej tetorit të vitit të shkuar, inflacioni u regjistrua në rënie në vendin tonë. INSTAT llogarit se indeksi i çmimeve të konsumit për muajin nëntor 2022 u fiksua në 7.9%, nga 8.3% në tetor.

Por thuajse i gjithë ndikimi në këtë rënie ka ardhur vetëm prej karburanteve. Nafta për herë të parë prej nisjes së luftës në Ukrainë qëndron nën 200 lekë, duke bërë që impakti i saj në buxhetet e familjeve të jetë më i ulët.

Një lehtësim në normën e inflacionit dha edhe zhvlerësimi i euros, që po lehtëson disi shtrenjtimin që na vjen nga importi.

Rënie të lehtë të inflacionit pati edhe tek energjia elektrike, mobilimi, si dhe argëtimi dhe kultura.

Për gjithçka tjetër, nga ushqimet, tek alkooli dhe duhani, veshjet, komunikimi, arsimi dhe shërbimet e tjera, vala e shtrenjtimit nuk është ndalur.

Ushqimet, që zënë thuajse gjysmën e shpenzimeve të një familjeje, janë sot 14.7% më të shtrenjta se një vit më parë.

Kjo tregon se kriza po ndihet veçanërisht më shumë te shtresat me të ardhura të ulëta dhe sipas projeksioneve, kjo shtresë duhet të rezistojë për së paku edhe një vit.

https://a2news.com/2022/12/05/inflacioni-abuziv-si-tregtaret-firojne-ne-peshe-ne-kurriz-te-qytetareve/
https://a2news.com/2022/11/13/europa-ne-recension-fundi-i-vitit-prek-kulmin-inflacioni-dhe-kursimi-qytetar-tkurrin-ekonomine/
https://a2news.com/2022/12/07/nafta-zbret-nen-200-leke-per-here-te-pare-nga-marsi-ja-arsyet/

A2 CNN Livestream

Dita jonë