Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Kurti në Vjenë dhe Bislimi në Bruksel, Kosova kërkon nga BE statusin e vendit kandidat

Nga A2 CNN
9 Dhjetor 2022, 10:35 | Kosova
Kurti në Vjenë dhe Bislimi në Bruksel, Kosova kërkon nga BE

Kosova njofton zyrtarët e Bashkimit Europian për synimet për aplikim për marrjen e statusit të vendit kandidat për anëtarësim. Diçka të tillë ia ka konfirmuar kryeministri Albin Kurti, të dërguarit special për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, gjatë një takimi në Vjenë.

Detyrën më të madhe e pati zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi, i cili njoftoi zyrtarët e BE-së për aspiratat për anëtarësim. Në një takim me eurokomisionerin për fqinjësi dhe zgjerim, Oliver Varhelyi, diskutoi për marrjen e statusit të vendit kandidat.

Për këto ambicie të Kosovës për të nisur rrugën e pranimit në Unioni, Bislimi takoi dhe këshilltarin diplomatik të presidentes së Komisionit Europian, Fernando Andresen Guimaraes.

Ndërkohë nga BE-ja nuk ka munguar dhe vëmendja për procesin e dialogut Prishtinë-Beograd. Zëdhënësi Peter Stano njoftoi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, si dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç janë ftuar për një takim të nivelit të lartë në Bruksel, por pa bërë të ditur datën e saktë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë