Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Makina përfundon në greminë, humb jetën drejtuesja në Qafë Muzinë

Nga A2 CNN
9 Dhjetor 2022, 12:22 | Kronikë

Një aksident i rëndë është regjistruar mesditën e sotme në Qafë Muzinë.

Një mjet, i cili drejtohej nga një 50-vjeçare ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në greminë.

Nga të dhënat paraprake mësohet se ka humbur jetën drejtuesja e mjetit, Entela Bejko.

Shkak i aksidentit dyshohet lagështia në rrugë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli