Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Miliarderi dërgon me pushime në “Disney World” stafin prej 10 mijë personash e familjarët e tyre

Nga A2 CNN
9 Dhjetor 2022, 17:36 | Lifestyle

CEO dhe themeluesi i Citadel, Ken Griffin ka shpërblyer punonjësit e tij, në fund të atij që e ka cilësuar si një vit epik.

Miliarderi ka marrë përsipër që të paguajë shpenzimet për 10,000 punonjës dhe familjet e tyre që ata të vizitojnë “Walt Disney World” në Florida për tri ditë.

Griffin ka një pasuri prej 31.7 miliardë dollarësh, duke e bërë që të renditet në vendin e 40-të të njerëzve më të pasur sipas Forbes.

Zëdhënësi i Citadel, Zia Ahmed zbuloi se miliarderi pagoi faturat për fluturimet nga Nju Jorku, Hjustoni, Parisi, Zyrihu dhe qytete të tjera.

Ai gjithashtu pagoi për hotele, bileta të parkut dhe për ushqimin. Kjo ishte mënyra e miliarderit 54-vjeçar për të falënderuar stafin e tij për një vit pune “të vështirë dhe fitime të larta”.

"Ne kemi ndërtuar ekipin më të jashtëzakonshëm jo vetëm në historinë tonë, por edhe në historinë e financave," i tha Griffin turmës, sipas New York Post .

Ky vit po rezulton të jetë një rekord për Citadel dhe Citadel Securities, konfirmoi Ahmed për Reuters .

Kompania e fondeve mbrojtëse menaxhon një pasuri prej 59 miliardë dollarësh që është një shifër edhe më e lartë se vlera neto e Griffin.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani