Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Rama takon Erdogan në Turqi, në fokus të bisedimeve edhe Komuniteti i Ri Politik Europian

Nga A2 CNN
9 Dhjetor 2022, 12:06 | Politikë
Rama takon Erdogan në Turqi, në fokus të bisedimeve edhe

Kryeministri Edi Rama është takuar me presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan, në Forumin Botëror TRT. Përmes një postimi me foto në Facebook, kreu i qeverisë shqiptare bën të ditur se marrëdhëniet mes dy vendeve, situata në rajon, Komuniteti i Ri Politik Europian, si edhe lufta në Ukrainë ishin në fokus të bisedimeve me kreun e shtetit turk.

“Me Presidentin Erdoğan, në mjediset e TRT World Forum, për të diskutuar mbi ecurinë e marrëdhënieve bilaterale, situatën në rajon, Komunitetin e Ri Politik Europian, si edhe luftën në Ukrainë”, shkruan Rama.

TRT World Forum është një platformë e njohur për debatet mbi agjendat globale dhe rajonale, e cila mbledh çdo vit në Stamboll politikëbërës e vendimmarrës të lartë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë