Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Studimi: Obeziteti dëmton trurin e fëmijëve

Nga A2 CNN
9 Dhjetor 2022, 11:02 | Lifestyle
Studimi: Obeziteti dëmton trurin e fëmijëve

Rritja e indeksit të masës trupore nuk përkeqëson vetëm shëndetin fizik të fëmijëve, por edhe atë të trurit, me pasoja të dukshme në funksionimin njohës dhe performancën akademike. Në këtë përfundim, ka arritur një studim i Shkollës së Mjekësisë së Yale në New Haven në Connecticut, duke përdorur të dhëna funksionale të imazhit të rezonancës magnetike nga një studim afatgjatë mbi zhvillimin dhe shëndetin e trurit të fëmijëve në Shtetet e Bashkuara.

Studimi “Adolescent Brain Cognitive Development (ABCD)” Zhvillimi Njohës i Trurit të Adoleshentëve, përfshiu 11.878 fëmijë të moshës 9 deri në 10 vjeç nga 21 vende në Shtetet e Bashkuara. Pasi përjashtoi ata me çrregullime të të ngrënit, çrregullime neurozhvillimore dhe psikiatrike dhe lëndime të trurit, ekipi i universitetit kreu imazhe funksionale të rezonancës magnetike të 5,169 fëmijëve (51.9% femra) në të cilët normat e mbipeshës dhe obezitetit ishin përkatësisht 21% dhe 17.6%.

Duke vlerësuar rezultatet e skanimeve të trurit, studiuesit vunë re një dëmtim të konsiderueshëm të integritetit të lëndës së bardhë, grupi i tufave të fibrave nervore që lidhin zona të ndryshme të trurit.

Obeziteti është një problem madhor i shëndetit publik në botë, sepse përfaqëson një faktor rreziku serioz për sëmundje kronike si hipertensioni, diabeti i tipit 2, disa forma të  kancerit dhe më shumë. Dhe alarmi është edhe më shqetësues, sepse fëmijët dhe adoleshentët mbipeshë dhe obezë janë në rritje.

https://a2news.com/2022/05/05/obeziteti-ne-rritje-me-te-prekur-femijet-adoleshentet-dhe-moshat-54-65-vjec/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani