Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Sulmi ndaj Berishës, Gjykata jep masën për Gert Shehun

Nga A2 CNN
9 Dhjetor 2022, 12:45 | Kronikë
Sulmi ndaj Berishës, Gjykata jep masën për Gert Shehun

Gjykata e Tiranës cakton masën e sigurisë "arrest në burg" për Gert Shehun me akuzën e "goditjes për shkak të detyrës" dhe "plagosje me dashje" ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.

Shehu goditi liderin e PD-së gjatë protestës së opozitës më 6 dhjetor, kur po zhvillohej edhe Samiti i liderëve të BE-së me ato të Ballkanit Perëndimor.    

31-vjeçari Gert Shehu u arrestua mbrëmjen e sulmit nga policia në Spitalin e Traumës, ku ai po trajtohet nga plagët e marra pas reagimit të truprojave të Berishës.

Shehu sipas mjekut të tij kurues, psikiatrit Sadik Lala, ka vite që trajtohet për probleme mendore, ndërkohë që për liderin e PD-së Berisha, ai është një informator i policisë kriminale, dhe akuzoi kryeministrin Rama si porositës të sulmit.

https://a2news.com/2022/12/09/gerti-shehu-informator-i-policise-kriminale-berisha-rama-porosites-i-sulmit-ndaj-meje/
https://a2news.com/2022/12/07/goditi-me-grusht-berishen-mjeku-psikiater-i-gert-shehut-dokumentin-e-kam-leshuar-une-eshte-autentik/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani